Avioni bën ulje emergjente, momentet e tmerrit të 189 pasagjerëve

Momente tmerri kanë kaluar 189 pasagjerë të një avioni të kompanisë irlandeze “Ryanair” që udhëtonte në linjën Dublin-Zara.

Papritur në mjetin fluturues ka pasur një valë të fortë presioni. Në ato momente, pasagjerët shihen të tmerruar teksa mbajnë maskat e oksigjenit.

Ndërkohë, pilotët u detyruan të bëjnë ulje emergjente pasi disa pasagjerë u ndien keq.

të paktën 33 prej tyre u shtruan në spital me dhimbje koke dhe dhimbje të forta sysh.

“Nuk është aspak argëtuese”, thotë një djalë që dëgjohej gjatë filmimit.

fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk ka pasur probleme serioze.