Almeda Abazi përplaset me fansin për flamurin (FOTO)

Almeda Abazi ka shprehur mbështejen për këngëtaren Era Istrefi, pas performancës në Kupën e Botës. Ajo postoi në Instastory një foto të Erës duke kënduar në stadiumin e Luzhniki në Moskë.

Foton e shoqëron me shkrimin se sa krenare ndihet për suksesin e bashkëatdhetares së saj, dhe me flamurin e Shqipërisë.

Një fans i ka komentuar duke thënë se në fakt Era përfaqëson flamurin e Kosovës dhe jo të Shqipërisë. Kjo ka sjellë reagimin e saj, e cila është shprehur se nuk e dinte që Shqipëria ka dallim me Kosovën.