U shpall lojtari ndeshjes në finale, Griezmann: Nuk e di ku jam, sot do të fle me Kupën e Botës

Antoine Griezmann u shpall futbollisti më i mirë në finalen e Kupës së Botës që u fitua nga Franca 4-2 ndaj Kroacisë. Sulmuesi i Atletico Madrid ka treguar edhe njëherë pse konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, teksa shënoi një gol dhe zhvilloi një ndeshje perfekte.

Pas ndeshjes, ai e ka pasur shumë të vështirë të gjejë fjalët për të përshkruar triumfin më të madh të karrierës së tij.

“Nuk e di ku jam. Por di të them që jam shumë i lumtur. Bëmë një lojë shumë të mirë. U rritëm hap pas hapi dhe arritëm kulmin në pjesën e dytë.Kemi punuar fort, dhe në fund kemi triumfuar. Jam shumë i lumtur që do të kthehemi me trofeun në Francë. Sot do të fle unë me Kupën e Botës”, deklaroi Griezmann.