Theresa May: Trump më tha të padis BE-në

Donald Trump tha për Theresa se ajo duhet të “padisë” BE-në në vend që të negociojë me ta.

Kështu është shprehur kryeministrja e Britanisë së Madhe për BBC.

Presidenti amerikan tha të premten në një konferencë të përbashkët për shtyp se ai i kishte dhënë një sugjerim, por May e kishte konsideruar shumë “brutale”.

I pyetur nga gazetari i BBC, Andrew Marr se çfarë kishte thënë Trump, kryeministrja u përgjigj: “Ai më tha që unë duhet të padis BE-në dhe të mos hyjë në negociata me të.”

Por May mbrojti planin e saj për Brexit dhe nxiti kritikët e saj për ta mbështetur atë.

Ajo tha se kjo do të lejojë Britaninë e Madhe të nisë marrëveshje tregtare me kombet e tjera, t’i japë fund lëvizjes së lirë të njerëzve dhe juridiksionit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.