Tenton të vrasë veten me thikë, i riu në Shkodër

Një i ri ka tentuar të vrasë veten me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, dhe mësohet se i riu, e ka kryer tentativën e vetëvrasjes, në kushte depresive.

Pas ndihmës mjekësore, mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Njoftimi i Policisë së Shkodrës

Më datë 14. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pasi në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi E. L., vjeç 20, banues në Shkodër, në gjendje depresive, ka tentuar të vrasë vetën me thikë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.