Si u ndoq finalja e Kupës së Botës në sheshin “Skënderbej”

Finalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë u ndoq nga miliona tifozë në mbarë botën.

Kjo superfinale, e cila dhuroi spektakël dhe emocion u ndoq edhe në Tiranë.

Shumë tifozë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe të ulur këmbë kryq, apo duke konsumuar një gotë birrë kanë shijuar emocionet e ndeshjes.

Në botërorin e 21, Franca u shpall kampione, pasi mposhti Kroacinë me rezultatin 4-2.