Prestigj dhe të ardhura, ja sa fiton Franca pas triumfit në “Rusi 2018”

Jo vetëm prestigj, por edhe të ardhura marramendëse. Milionat e shpërndarë nga FIFA për Botërorin “Rusi 2018” kalonin çdo herë kompeticion tjetër të zhvilluar më parë nga institucioni më i lartë i futbollit.

Pjesëmarrja në Kupën e Botës Rusi 2018, pavarësisht rezultatit ka rezultuar fitimprurës për 32 kombëtaret që morën pjesë. Kështu, Franca e cila arriti të ngrejë lart trofeun do të depozitojë në arkat e Federatës franceze plot 32. 3 milionë euro. Ndërkohë, Kroacia, si vendi i dytë në këtë turne ka  përfituar rreth 10 milionë euro më pak.