Modric: I trishtuar, por shumë krenar për atë që dhamë në fushë

Luka Modric u shpall futbollisti më i mirë i Kupës së Botës, por kjo nuk e ka shumuar zhgënjimin e mesfushorit pas disfatës ndaj Francës në finale.

“Jam i trishtuar sepse humbëm, por jam krenar për atë që kemi bërë në Francë. Nuk është  thjeshtë të humbësh, por duhet të jemi të qetë. Francezët festuan, por ne jemi krenarë. Kemi dhënë shpirtin në fushën e lojës. Kemi dhënë gjithçka që kemi brenda.

Ne humbëm, por në Rusi bëmë diçka që do të mbahet mend për një kohë të gjatë”, deklaroi mesfushori i Realit që falënderoi tifozët për mbështetjen e tyre të madhe gjatë Botërorit. /Koha Jonë/