Modriç fiton “Topin e Artë” të Botërorit, Mbappe i riu më i mirë

Futbollisti më i mirë i Kupës  së Botës, i cili ka fituar ‘Topin e Artë” është Luka Modric. Mesfushori kroat ka zhvilluar një turne shumë të mirë, duke ndihmuar kombin e tij për ta çuar deri në finalen e Moskës.

Kylian Mbappe është shpallur futbollisti i ri më i mirë i këtij turneu. Sulmuesi francez shënoi 4 gola gjatë turneut, duke qenë një ndër futbollistët më të spikatur, edhe pse vetëm 19 vjeç.

Portieri i Belgjikës u shpall gardiani më i mirë , duke fituar çmimin “Doreza e Artë”. /Koha Jonë/