Ja si e përjetuan francezët triumfin në Kupën e Botës (FOTO LAJM)

Mijëra njerëz pushtuan Kullën Eiffel dhe sheshin e Champ de Mars për të parë kombëtaren e tyre në aksion. Kur “Les Blues” u shpallën kampion të Botës për herën e dytë në historinë e tyre pas fitores kundër Kroacisë në Moskë, çdo gjë shpërtheu në festë.

Tifozët që nuk patën mundësi që të shijonin këtë ndeshje në Rusi, patën mundësi që të shihnin këtë ngjarje në një ekran të madh që ishte vendosur pranë Kullës Eiffel dhe Champ de Mars.