Griezmann i habit të gjithë më veprimin e tij në konferencën për mediat (VIDEO)

Antoine Griezmann, i habiti të gjithë kur teksa gjendej në konferencën për shtyp pas fitores në finale me Kroacinë, u ngrit nga vendi i tij dhe shkoi të marrë një flamur të Uruguait, që më pas e hodhi edhe mbi shpinë.

Në fakt, e gjithë historia nis me deklaratën e francezit, para se të përballej me Uruguain në çerekfinale, ku Griezmann tha se ndihej gjysmë-uruguaian, pasi kishte tek skuadra e Atleticos, edhe shokë nga ajo kombëtare.