Franca sërish në avantazh, Griezmann kthen në gol penalltinë e dhënë nga VAR (VIDEO)

Franca ka kaluar sërish në avantazh në minutën e 35-të, me Grieazmann. Deri në këtë moment ishin 1 me 1. Gjyqtari argjentinas Pitana akordoi një 11-metërsh i ndihmuar edhe nga VAR, pas një topi të prekur me dorë në zonë nga një goditje e Matuidi me kokë. Griezmann është treguar i saktë përballë portierit Subasic, duke e dërguar topin në cepin tjetër të hedhjes së tij.

Pra pjesa e parë mbyllet 2 me 1 për francezët