FOTO/ Ironia e deputetit me Kryeministrat: E ku ta dinte Kolinda

Kroacia ka humbur sot në finalen e kupës së Botës të zhvilluar në ‘Luzhniku Stadium’.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e shumta dhe festa.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka bërë ironi në Facebook, në lidhje me selfien e Ramës me presidenten kroate, Kolinda.

Ja çfarë shkruan Edi Paloka:

Kroatet luajtën si kampione, po ishin pa fat; një autogol dhe një penallti…

Franca kampione.

A e dinte Macron që bënte sikur nuk e shihte TERSIN, apo ai thjesht e injoroi dhe kjo u kthye në fat për Francën?

Kolinda nuk kishte nga ta dinte. Nuk e pa që përpara se të bënte selfie me të TERSI po eliminonte Anglinë duke qëndruar pranë Theresa May-t.

Image