Finale e çmendur/ Mbappe shënon golin e katërt, por përgjigjet menjëherë Mandzukic (VIDEO)

Franca është e pamëshirshme ndaj Kroacisë. “Gjelat” shënuan golin e 4-1, në minutën e 65-të, me Kylian Mbappe, i cili lëshoi një goditje shumë të fortë në hyrje të zonës, e cila përfundoi në cepin e portës. Ky ishte goli katërti në Kupën e Botës për talentin 19-vjeçar.

Kundërpërgjigja e Kroacisë është e menjëhershme me Mandzukic, i cili përfiton nga një gafë e portierit Lloris duke shënuar golin e dytë.