Era Istrefi pas performancës fantastike, bën shqiponjën

Para finales në “Luzhniki Stadium”, u zhvillua ceremonia përmbyllëse e këtij Botërori “Rusi 2018”. Pjesë e performancës fantastike ishte edhe këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, së bashku me Uill Smith dhe Niki Jam, që janë edhe këngëtarët e këngës zyrtare të kësaj Kupe Bote.

Pas përfundimit të performancës në fushën e stadiumit “Luzhniki”, këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare është shfaqur në tribunën e stadiumit e veshur me ngjyrat verdhë e kaltër.

Ajo ka shfrytëzuar rastin që ta bëjë edhe shqiponjën e famshme me duart e saj. Era e ka postuar këtë foto në “Instagram” duke u ndjerë krenare për origjinën e saj. “Njohje për të gjithë. Dashuri për të gjitha kombet”, ka shkruar këngëtarja.