Era Istrefi në krah të Ronaldinjos në Kupën e Botës

Era Istrefi do të performojë sot në natën finale të Kupës Botës.

Ndërsa gjatë provave për ditën e madhe, Era është shfaqur në stadiumin e Luzhniki në krah të legjendës braziliane Ronaldinjo.

Ajo ka publikuar foton në Instagram ku ka falenderuar ish-futbollistin që prezencën e tij në Rusi.

Era pritet të japë një performancë të jashtëzakonshme sot me Will Smith dhe Nicky Jam në ndeshjen Francë-Kroaci në Moskë.