Deschamps: Nuk luajtëm shumë, për 4 vjet jemi në çatinë e Botës

Didier Deschamps nuk e ka fshehur gëzimin pas fitimit të finales së Kupës së Botës ndaj Kroacisë. Strategu i njohur francez u bë i treti që diton Botërorin si futbollist dhe sot si trajner. Në historinë e botërorëve më parë të njëjtën gjë si ai e kanë bërë Mari Zagallo me Brazilin dhe Franz Beckenbauer me Gjermaninë.

“Ishte diçka e bukur dhe e mrekullueshme. Disa janë kampionë në moshën 19 vjeçare. Ne nuk kemi bërë një lojë të madhe, por kemi treguar cilësi mendore. Dhe ne gjithsesi kemi bërë 4 gola. Është e merituar. Kur filluam punën ne kishim shumë mangësi, nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por me anë të punës, ne jemi këtu.

Ata djem do jenë në çatinë e botës për katër vjet. U lënduan shumë pasi humbëm Europianin dy vjet më parë, por na bëri të ndihemi mirë. Ne e kemi harruar atë ngjarje. Ky moment i përket lojtarëve. Për 55 ditë, ne kemi bërë shumë punë. Ne jemi krenarë që jemi francez, që jemi Blues. Rroftë Republika