Cristiano Ronaldo mbërrin në Torino me të fejuarën

Cristiano Ronaldo ka mbërritur që sot në Torino, teksa nesër do të bëjë edhe prezantimin me klubin e bardhezinjve. Sulmuesi portugez ishte shoqëruar nga e fejuara e tij Gerogina Rodriguez, pasi kanë udhëtuar nga Madridi me charter.

Ronaldo u zyrtarizua pak ditë më parë nga Juventusi për shifrën e 100milionë eurove, ndërkohë që nesër do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmos kontratën 4-vjeçare. /Koha Jonë/