Xherdan Shaqiri është lojtari më i ri i Liverpool!

Xherdan Shaqiri është prezantuar mbrëmjen e sotme si lojtar i Liverpulit.

Pas kryerjes së testeve mjekësore, në orën 22:00 zvicerani me origjinë shqiptare është zyrtarizuar si lojtar i “The Reds”.

Mësohet se Liverpuli ka paguar 13 milionë stërlina tek Stouk Siti, ndërsa Shaqiri do të mbajë veshur fanellën me numrin 23, të njëjtin që mban edhe me Zvicrën.

Trajneri Jurgen Klop, ka dhënë dhe përshtypjet e tij:

Për të nënshkruar me Shaqirin, ishte një vendim shumë i lehtë. Kur dikush si ai është i gatshëm për të ardhur, ne u treguam të zgjuar dhe e afruam. Shaqiri është i shpejtë dhe driblues i mirë. Një trim i vërtetë dhe me influencë në lojë.”