Xhafaj: Treguesit e sigurisë janë përmirësuar, opozita shpif

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte sot në Vlorë ku shikoi nga afër masat për sezonin turistik. Ai tha se opozita ka zgjedhur të shpifë, duke shtuar se të gjithë treguesit e sigurisë janë përmirësuar.

”Çdo opozitë natyrisht nuk ka për detyrë të përkëdhelë qeverinë, por çdo opozitë duhet të jetë e përgjegjshme për atë çfarë bën dhe atë çfarë thotë. Motoja që ka sot opozita është shpif, shpif se diçka do të mbetet. Është zgjidhja më e gabuar që ka bërë edhe në mungesë të një alternative, por edhe në dëm të imazhit të vendit, të qytetarëve por edhe të vet të Vlorës. Natyrisht, opozita do të bëjë të vetën dhe ne jemi këtu për të bërë tonë. Unë besoj se treguesit e sigurisë janë në përmirësim dhe do të jenë akoma më shumë”,-tha Xhafaj.