Shok skuadre me Salah, shqiptari histori të përbashkët me egjiptianin

Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri ka firmosur zyrtarisht me Liverpulin dhe sezonin e ri do mbajë veshur fanellën e kuqe.

E veçanta është se ai do luajë te Liverpooli me një nga futbollistët më të mirë në botë si Mohamed Salah.

Mesa duket, ka qenë e shkruar që ata të jenë shokë skuadre. Para më shumë se gjashtë viteve, ata kishin kryqëzuar rrugët te skuadra e Bazelit në Zvicër.

Në mars të vitit 2012, Shaqiri po kalonte momentet e fundit në klubin e tij zviceran pasi që kishte nënshkruar me Bayern Munichun.

Nga ana tjetër, në të njëjtën kohë, Salah kishte rënë në sy të skautëve të Baselit pas një miqësore të Egjiptit U23 ku kishte shënuar dy gola.

Bazeli e afroi në ekip, por nuk mundo të ishte shok me Shaqirin, pasi ky i fundit ishte larguar.

Kështu, tani dy lojtarët të cilët do të përpiqen të bëjnë te Liverpuli atë që nuk e bënë dot te Bazeli. Vazhdimisht ata kanë ruajtur një shoqëri me njëri-tjetrin, madje edhe i telefonin shpesh njëri tjetrit.

Shaqiri shprehet:

Ai erdhi në stërvitje kur isha në Basel. U stërvita disa herë me të, por nuk mundëm të luanim bashkë. Pastaj unë u largova në drejtim të Bayern Munichut dhe ai mbeti në Basel. Jam i lumtur që do ta takoj këtu. Ai pati një sezon të mahnitshëm vitin e kaluar dhe shpresoj që ta përsëritë sërish edhe këtë vit. Jam shumë i lumtur për të pasi është një djalë shumë i mirë”.