Sëmundjet e zemrës, këshillat e kardiologes

Nga dehidratimi tek tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës-temperaturat e larta shoqërohen në pjesën dërrmuese me probleme shëndetësore të pacientëve kronikë. sëmundjet kardio-vaskulare shkaktojnë rreth 60% e numrit të vdekjeve në vendin tonë me shkak kryesor stresin ndotjen e ambientit por edhe riskutin e faktori gjenetik. studimet tregojnë se Meshkujt mbi 45 vjeç dhe femrat mbi 55 vjeç kanë rrezik për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare.

Mjekja kardiloge në QSH nr 1, Anila Rexha thotë se gjatë verës pacientët duhet të kenë kujdes të shtuar.

RexhaËshtë shumë e këshilluar që të gjithë të sëmurët kronikë përpara se të fillojë i nxehti ekstrem, të kenë idenë se si janë niveli i elektrolitëve apo kripërave në gjak sepse është një nga dispalancat më të prekshme gjatë verës. Ky çrregullim mund të shkaktojë çrregullime të shpeshta të rrahjeve të zemrës.

Rivlerësoni dhe njëherë gjendjen tuaj dhe flisni me mjekun kardiolog përpara se të ushtroni aktivitete fzike kryesisht sporte si noti.

RexhaSecili kur ka gjëra që shikon se nuk shkojnë t’i drejtohen mjekut. Pse jo një vlerësim të situatës së shëndetit përpara pushimeve.

Duhet të keni kontakte më të shpeshta me mjekun kardiolog gjatë kësaj stine si dhe kujdes të shtuar për sforcimet fizike, shmangien e pikut, mënyrën e ushqyerjes dhe mbi të gjitha për të tentuar të mbani në kontrollë stresin.

/Ora News