Ndryshon plani për Cristiano Ronaldo-n, ja kur do mbërrijë në Torino portugezi

Tifozët e Juventusit po presin me padurim ardhjen e Ronaldo në Torino, me portugezin që ishte raportuar se do të fluturonte të hënën, por së fundmi mësohet se ka ndryshime.

“Gazzeta dello Sport” shkruan se Ronaldo do të jetë që të dielën në Itali. Momentalisht fituesi i 5 herë “Topit të Artë” ndodhet në Madrid, aty ku përgatit gjërat personale të cilat do të marrë me vete në aventurën e re.

Siç është raportuar më herët tifozët do të kenë mundësinë të shohin Ronaldon të hënën në zyrat e klubit, por me ndryshimet e fundit është e sigurtë që të dielën aeroporti i Torinos do të jetë iu mbushur me gazetarë e tifozë të cilët do presin zbarkimin e ‘yllit’ portugez.