Fluks në pikën kufitare të Morinës, brenda 24 orësh mbi 20 mijë persona

Pika e Kalimit Kufitar në Morinë të Kukësit është përballur me fluks tepër të lartë kalimesh të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi por edhe të turistëve të huaj që udhëtojnë drejt bregdetit të Shqipërisë. Sipas Policisë Kufitare brenda 24 orëve kaluan traun mbi 20 mijë persona dhe mbi 6 mijë automjete.

Ky fluks i lartë hyrjesh për në Shqipëri ka sjellë edhe krijimin e radhëve te gjata megjithëse autoritetet doganore dhe ato të policisë janë kujdesur të kryejnë procedura të përshpejtuara. Ndërkohë në rrugën e Kombit kane udhëtuar edhe emigrantët kosovarë që jetojnë dhe punojnë në vendet Bashkimit Europian, të cilët shkojnë në Kosovë për të kaluar pushimet.

Fluksi i kalimeve drejt kufirit Shqipëri-Kosovë përmes rrugës së kombit vijon të jetë në masë të madhe pothuajse çdo orë të ditës.