Nisma e Manastirliut për vizita dhe syze falas/ Pas Tiranës, përfitojnë edhe të moshuarit në Shkodër

Pas Shtëpive të të Moshuarve në Tiranë dhe Kavajë, nisma e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vizita të specializuara dhe syze falas vijoi në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër.

35 të moshuar kryen vizitat e specializuara okulistike dhe 21 prej tyre u pajisën me syze të posaçme sipas nevojës. Shërbimi i plotë okulistik falas, i cili ofrohet për herë të parë në institucionet rezidenciale publike për të moshuarit do të vijojë gjatë muajit Korrik në të gjitha Shtëpitë e të Moshuarve në vend.

Pak ditë më parë 50 banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë dhe 58 të moshuarit që banojnë në qendrën rezidenciale të Kavajës, përfituan vizitat e specializuara dhe syzet falas. Nisma e Ministres Manastirliu do të vijojë me të gjithë të moshuarit që banojnë në institucionet publike rezidenciale.

Të moshuarit në Shkodër duke u vizituar tek okulisti