Mbase ky është njeriu më me fat në botë, megjithëse në gjendje të rëndë!

Shoferi i një karroce trirrotëshe, të cilit iu ngulën katër shkopinj bambuje në bust, ka mbijetuar mrekullisht. Ngjarja ndodhi në Hubei, në juglindje të Kinës.

25-vjeçari z. Li u “gozhdua” në pjesën e pasme të një kamioni natën e së mërkurës.

Mjekët kanë arritur të heqin bambutë nga i riu. Megjithatë, ai mbetet në gjendje kritike.

Karroca e 25 vjeçari u rrëzua në kamionin e ngarkuar me shkopinj bambuje rreth orës 10 në Yangxin, qytetin e Huangshi, sipas policisë.

Shkopinjtë e bambusë rrëshqitën nga kamioni për shkak të përplasjes dhe katër prej tyre depërtuan në trupin e Li.

Zjarrfikësit ekzaminuan situatën dhe vendosën të shkurtojnë bambu duke përdorur thika të dorës.

“Situata ishte shumë e ndërlikuar. Ne nuk deshëm të shkaktojmë ndonjë dëm tjetër për shoferin, “tha shefi i ndihmës Yang Quanwei për Beijing News.

Zjarrfikës të tjerë u përpoqën ta mbanin z. Li të zgjuar gjatë kryerjes së punës së shpëtimit.

Shoferi u dërgua në Spitalin Popullor Yangxin ku iu nënshtrua një operacioni në departamentin e kardiokirurgjisë.