“Jam pa familje”, rrëfimi mes lotësh i babait që i deportuan familjen drejt Shqipërisë

Shqiptarja Cile Precetaj, u dëbua nga Amerika duke lënë vetëm 3 fëmijët dhe bashkëshortin.

Babai i fëmijëve u detyrua nga pamundësia për t’u kujdesur për fëmijët, dhe i dërgoi ato drejt Shqipërisë.

Një lamtumirë, duke mos pasur asnjë ide se kur mund t’i shohë sërish fëmijët e tij.

“Unë nuk do ta dëshiroja këtë situatë as për armikun tim më të keq”, tha babai, i cili bëri një pakt me gruan e tij shqiptare që nëse ajo do të deportohej, fëmijët do vinin në Shqipëri.

Gojçeviç nuk mund të kujdesej siç duhet për fëmijët e tyre, si dhe për nënën e tij të verbër dhe të sëmurë, duke qenë se i duhet edhe të punojë.

“Ishte një nga gjërat më të vështira që kisha dashur të bëja, tu them lamtumirë fëmijëve të mi,” -tha Gojçeviç me lot në sy.

“Unë u shkatërrova. Jam një njeri pa familje”, tha ai teksa përcillte fëmijët e tij tek nënë e deportuar në Shqipëri.