“Do ta mbrojmë teatrin me trupat tanë”/ Artistët mesazh të fortë Ramës

Artistët dhe qytetarë të shumtë, kanë protestuar sërish ditën e sotme para teatrit Kombëtar, ku bëjnë thirrje për mos prishjen e kësaj ndërtese.

Artistët i kanë bërë sërish thirrje presidentit Ilir meta, që të mos deklretojë ligjin e miratuar nga mazhoranca, ndërsa janë shprehur se do të mbrojnë teatrin me trupat e tyre.

Ervin Goci, profesor në Universitetin e Tiranës, është shprehur se tashmë do të bëjnë rezistencë me trupat e tyre, nëse qeveria nuk tërheq ligjin.4141

“Askush nuk do të afrohet tek Teatri”, është shprehur ai duke theksuar se nuk kanë pasur në plan të bëjnë rezistencë me trupat e tyre, për sa kohë kanë zgjedhur që të negociojnë, por nëse ligji nuk kthehet atëherë ata do të ngujohen tek godinat për t’i mbrojtur. Opozita duhet të lëshojë mandatet në Parlament, nëse duan të bëjnë opozitë. Nëse se bëjnë këtë po tallen me ne, por jo vetëm me ne por me veten e tyre. Nëse nuk i lënë mandatet atëherë janë pa moral”, u shpreh ai.

VIDEO:

DEKLARATË E SOTME PËR MEDIAT

Gjatë ditës së djeshme, qindra qytetarë ju bashkuan thirrjes së Aleancës për të marshuar drejt Kryeministrisë dhe Presidencës për të kërkuar mos-dekretimin e ligjit mbi Teatrin. Artistët dhe qytetarët i kërkuan Presidentit të marrë përsipër përgjegjësitë e tij, sidomos në një moment tejet delikat kur Gjykata Kushtetuese është e bllokuar. Ata i rikujtuan institucionit të Presidencës së në këto momentet mbetet një nga hallkat e vetme ku pushteti i Qeverisë mund të kontrollohet e limitohet, ashtu siç duhet ndodhë në një demokraci.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon ti rikonfirmojë mediave dhe publikut edhe njëherë qëndrimin e saj në lidhje me hapat e ndërmarra nga Qeveria deri tani.

1) Qeveria duhet të hedhë poshtë përpjekjet për të miratuar ligjin e veçantë mbi Teatrin.
a. Ai është një ligj absurd, anti-kushtetues, që shkel parimet e barazisë dhe ndarjen e pushteteve, dhe ka si synim grabitjen e truallit publik për interesa private. Nuk mund të ketë asnjë negociatë për dhe mbi atë projektligj. Kjo kërkesë ka qenë e qartë, konsistente dhe e panegociueshme;
b. Propozime alternative, si ato mbi një konkurs ndërkombëtar apo prani artistësh në grupin e negocimit të ngritur nga ky ligj, janë personale dhe aspak të mbështetur nga Aleanca;
c. Këto negociata për më tepër nuk mund të zhvillohen me Kryetarin e Bashkisë, i cili nuk është as autoriteti propozues i ligjit, por vetëm me përfaqësuesit e Qeverisë.

2) Sheshi i protestës ka qenë dhe mbetet një forum i hapur për të tërë. Për ne është kënaqësi e madhe që personat prezent kanë bindje nga më të ndryshmet politike e ideologjike, por janë mbledhur përreth një kauze më të madhe. Është bindja jonë që kjo frymë dialogu, demokracie, dhe lirie do mbetet një nga trashëgimitë më të mëdha shoqërore të kësaj lëvizje.

3) Aleanca mbetet e bindur, bazuar mbi dokumente dhe raporte të shumta teknike, që godina aktuale mund të restaurohet dhe te mbetet trashëgimi e qytetit. Opsionet e mundshme në lidhje me një godinë të re janë të shumta dhe do dalin në pah vetëm kur procesi të futet në rruge ligjore.

Aleanca do vazhdojë protestën e saj të vazhdueshme çdo ditë në sheshin e Teatrit në orën 19:00. Duke falenderuar të gjithë qytetarët që na janë bashkuar deri më sot, ne ju bëjmë thirrje të tjerëve të na bashkohen. Kauza e Teatrit është e të gjithëve.

Ju faleminderit,

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit