Daja prezantohet te Flamurtari: Jemi pak me vonesë, por do të kontaktojmë me …

Ilir Daja është prezantuar sot në krye të skuadrës së Flamurtarit. Presidenti i vlonjatëve, Sinan Idrizi ka prezantuar teknikun kryeqytetas në një konferencë për shtyp pasditen e sotme, në ambientet e stadiumit “Flamurtari”.

“Jemi pak me vonesë, por po punojmë shumë shpejt, për të rikuperuar kohën. Natyrisht që vëmendja është përqendruar në merkato, por theksoj se do të kontaktojmë vetëm me futbollistë të lirë, jo me ata që kanë kontrata me skuadrat e tyre”, deklaroi Daja.

Nga ana tjetër, presidenti Idrizi tha se tashmë është vendosur që faza përgatitore të zhvillohet jashtë Shqipërisë dhe se do të fillojë vetëm në çastin kur të jetë kompletuar 80% e grupit për sezonin e ardhshëm.