Partizani e nis keq aventurën në Europa League, mposhtet nga Maribori (VIDEO)

Partizani është mundur 0-1 në “Selman Stërmasi”, në takimin e parë me Maribor, i vlefshëm për turin e parë kualifikues të UEFA Europa League. Një humbje që komplikon shumë çështjen e kualifikimit për të kuqtë.

Në minutën e 49’, pas një gabimi të mbrojtjes së Partizanit, ishte Bajde ai që ka dërguar topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga kapiteni Alban Hoxha. Në disavantazh me një gol, të kuqtë nuk janë demoralizuar, përkundrazi kanë kërkuar golin e barazimit.

Pikërisht në të 63-të të kuqtë kanë patur shansin më të mirë për të rikthyer ekuilibrat por Bardhi i vetëm në zonë ka gabuar në mënyrë fatale, duke shpërdoruar një rast të artë. Disa minuta më pas të njëjtën gjë bëri edhe Abdurrahimi.