Parisi në festë, Parisi në luftë!

Kualifikimi i Francës për në finalen e madhe të 15 korrikut është pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm nga parisienët, që kishin mbushur “Champs Elysees” për të ndjekur gjysmëfinalen ndaj Belgjikës e më pas për të festuar fitoren e merituar pas golit të shënuar nga Samuel Ymtiti. Një ndeshje që riktheu Francën në finale pas 12 vitesh mungesë, një ndeshje që i hap derën betejës për trofeun e dytë botëror.

Dhe Parisi ishte në festë. Qindra mijëra tifozë, nëpër rrugë, nëpër sheshe. Përqendrimi më i madh në rrugën më të famshme të planetit, bulevardi “Shon’s Elize”, që lidh me gjatësinë e saj dy prej shesheve kryesore të kryeqendrës franceze, “L’Arc de Triomphe” dhe “Place de la Concorde”. Një bulevard që zakonisht ka qenë epiqendra e revolucioneve më të mëdha të historisë, dje ishte epiqendra e festës. Një festë legjitime, një gëzim i madh për të gjithë ata që e duan futbollin dhe që e përjetojnë atë. Por kjo ishte pjesa engjëllore e Parisit, festa shu-mëngjyrëshe e etnive!

Pjesa errët mbuloi qytetin menjëherë pas gëzimit të shfrenuar. Tifozë që përleshen masivisht mes tyre si dhe përplasje të dhunshme me policinë. Gjithçka e nisur nga ata që Parisin nuk e shohin dot si një kryeqendër globale, por si një pronë krejtësisht e të francezëve. Ndodhën përplasje me bazë etnike. U hodhën flaka-danë shkopinj e gurë ndaj policisë, me forcat e rendit që u detyruan të përdornin gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat e acaruara. Shpesh harrojmë se futbolli është festë sportive, futbolli bashkon dhe kështu duhet të jetë gjithmonë.