Nga Stambolli në Londër për copëtimin e Shqipërisë

Akuza, dyshime dhe fjalë “tradhti” po mveshin nga pak e përditë marrëveshjen e hartuar mes palës shqiptare dhe asaj greke. Natyrisht nga shqiptarët janë dyshimet për këtë marrëveshje, pasi pala greke duket shumë e kënaqur nëse Shqipëria e nënshkruan projektin e rënë dakort mes ministrit Bushati dhe ministrit Kotzias. Flitet për det dhe pasuri nënujore të cilat me projektmarrveshjen e rënë dakort nga dy qeveritë do ti kalojnë shtetit grek. Eshtë folur në media dhe në parlament për qindra miliardë dollar pasuri në naftë e gaz poshtë detit shqiptar që tashmë duket se po kalon territor grek.

Grekët, përherë kanë qenë hapa para nesh në diplomaci, ndaj është në këtë rast duket se e kanë mikluar ministrin Bushati, derisa e kanë bindur të bëhet gati Marrëveshja për nënshkrim.

Ndër të tjera një pikë shumë e rëndësishme mbetet dosja çame, e cila është barot për Athinën zyrtare. Mësohet se deri më tani në asnjë pikë të projektmarrvëshjes, gati për firmë, nuk përmendet dhe as pranohet zgjidhje për çamët.

Dje kryeministri Rama fluturoi nga Turqia, ku mori pjesë në ceremoninë e Presidentit turk, Erdogan, drejt e në Londër ku u takua më kryeministrin grek Cipras. Nga avioni, kryeministri Rama, ka parë nga dritarja e avionit tokat e Çamërisë, të cilat me këtë Marrëveshje do të shuhen për shekuj.

Reagimi i Sali Berishës:

Miq, dje në Londër, Jorgo Zografi i dytë, Edvin Kristaq Rama në një akt madhor të tradhëtisë kombëtare sëbashku me Ciprasin e Greqisë vendos:

–Coptimin e ri të dytë pas vitit 1913 të trojeve shqiptare. Në këtë coptim, të bazuar në një marrëveshje të përgatitur nga alfa tek omega në Athinë,

–Greqia i merr Shqipërisë 1200 km sipërfaqe deti dhe

–Triliona fuçi naftë dhe metër kub gazi, pra fushat e gazit dhe të naftës më të mëdha të Mesdheut. Sipas kësaj marrëveshje, në një akt grabitqar ndaj Shqipërisë, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga 6 në 12 km ndërkohë që me dy fqinjet e tjere, Italinë dhe Turqinë, ajo ka firmosur për vetëm 6 km.

Por përveç kësaj, Jorgo Zografi i dytë në Londer tradhëton, poshtëron dhe dorëzon nderin e kombit shqiptar, ai vendos që të fshijë nga faqja e dheut fjalët ‘çam’ dhe ‘çameri’ ….- shkruan ndër të tjera ish-kryeministri Berisha.

Flitet për copëtimin dhe një Marrëveshje të re kundër Shqipërisë, por prapë në Londër, pasi një copëtim kryesor ka ndodhur në vitin 1913 po në Londër. Por atëhere nuk kishte shqiptarë që firmosnin kundër tokës amë. Shpresojmë se kryeministri Rama do të jetë i vëmëndshëm ndaj homologut grek. Ndryshe…

Alban Mati