Franca dhe Kroacia të dielën në orën 17:00 do të luajnë finalen e madhe të Kupës së Botës. FIFA tashmë ka zbuluar edhe se kush do të vendos drejtësi në duelin më të shumëpritur.
Bëhet fjalë për Nestor Pitanën, i cili ka gjykuar edhe sfidën hapëse të Botërorit mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.
Arbitri argjentinas ka gjykuar 4 ndeshje deri tashmë në Rusi teksa përvec duelit të parë ka vendosur drejtësi edhe në Meksikë-Suedi, Kroaci-Danimarkë dhe Uruguai-Francë. Pitana është një ndër arbitrat që ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, duke mos gabuar në asnjë nga vendimet e tij, ndërkohë që shquhet si një gjyqtar shumë karizmatik, pasi i sqaron lojtarët për çdo rast. /Koha Jonë/
Referee designations FWC 2018 Match 64: #FRA🆚#CRO (15 July) FINAL
Referee: Nestor PITANA (ARG)
ASR 1: Hernan MAIDANA (ARG)
ASR 2: Juan P. BELATTI (ARG)
4th Off. Bjorn KUIPERS (NED)
Res.Ass.Erwin ZEINSTRA (NED)@FIFAWorldCup pic.twitter.com/iqJmgyxZPk— FIFA Media (@fifamedia) July 12, 2018