Libra falas për nxënësit e fillores, Malaj: Punë e mirë që qeveria dëgjoi opozitën

Vendimi i ri i qeverisë parashikon që të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në atë të katërt të përfitojnë libra falas. Por ky vendim vjen si propozim i opozitës. Deputetja e LSI-së, Nora Malaj thotë se kur opozita e propozoi në muajin janar në Komisionin e Edukimit, kjo maxhorancë e votoi kundër.

”Nga pala e pozitës në janar u votua kundra 9 vota, me 7 që ishte opozita pro. Atëherë në muajin janar, u propozua po nga ana jonë që nëse nuk ka fonde, të bëhej me dy pjesë dhënia e librave falas për sistemin parauniversitar. As kjo nuk u pranua. Dhe për turpin e dhimbjen e të gjithëve në muajin shkurt në Parlamenti, pozita e votoi kundra këtë projektligjit të propozuar nga opozita”,-shkruan Malaj në facebook.

Duke e cilësuar një lajm të mirë, deputetja e LSI-së, shkruan më tej se opozita duhet dëgjuar, në mënyrë që që Shqipëria të mos jetë më vendi më problematik në rajon, për shkak të trafikut të drogës.

”Më në fund pozita kuptoj se duhet dëgjuar opozita kur flet, jo vetëm për nisma konkrete, po dhe kur ajo bënë oponencë, në mënyrë që Shqipëria të mos jetë më vend ku droga dhe lëndët narkotike po e listojnë atë në krye të vendeve problematike kultivuese dhe shpërndarëse në Rajon e më gjerë, po të investohet më shumę për dijen, arsimin e kulturën dhe për tia thyer vendit sigurinë e garancinë që meriton”,-thotë Malaj.

Postimi i plotë i deputetes Nora Malaj

Më mirë vonë sesa kurrë! Ka ardhur koha që pozita të dëgjoj opozitën, që të bëj punë të mira! E mbani mendet të gjithë debatin e madh që u bë në Komisionin e Edukimit për projektligjin që propozoj opozita për tekstet falas nga klasa e parë deri në të nëntën ???!!! Nga pala e pozitës në janar u votua kundra 9 vota, me 7 që ishte opozita pro. Atëherë në muajin janar, u propozua po nga ana jonë që nëse nuk ka fonde, të bëhej me dy pjesë dhënia e librave falas për sistemin parauniversitar. As kjo nuk u pranua. Dhe për turpin e dhimbjen e të gjithëve në muajin shkurt në Parlamenti, pozita e votoi kundra këtë projektligjit të propozuar nga opozita.

 Nuk kanë kaluar as gjashtë muaj dhe sot pozita me një vendim të Këshillit të Ministrave miraton propozimin e opozitës për testet falas për klasën e parë deri në të katër! Ky është një lajm i mirë, jo vetëm për të gjithë shqiptarët, pasi vogëlushët sivjet do të shkojnë në shkollë me tekstet që do t’ua jap shkolla dhe prindërit do ta kenë më të lehtë për të përballuar barrën financiare, në fillimin e vitit shkollor, por njëkohësisht, po ky është një lajm i mirë edhe për opozitën.

Më në fund pozita kuptoj se duhet dëgjuar opozita kur flet, jo vetëm për nisma konkrete, po dhe kur ajo bënë oponencë, në mënyrë që Shqiperia të mos jetë më vend ku droga dhe lëndët narkotike po e listojnë atë në krye të vendeve problematike kultivuese dhe shpërndarëse në Rajon e më gjerë, po të investohet më shumę për dijen, arsimin e kulturën dhe për tia thyer vendit sigurinë e garancinë që merito.

Gjithsesi, vogëlushët sivjet do të kenë libra falas! Ky është një lajm i mirë për të gjithë! Pozita reflektoj dhe pranoj propozimin tonë! Më mirë vonë sesa kurrë!

/Koha Jonë/