Dalic në dëlirë: Lojtarët e mi s’janë normal, për Kroacinë është një ëndërr (VIDEO)

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, nuk e ka fshehur gëzimin për kualifikimin historik në finalen e Kupës së Botës. Ish-trajneri i Dinamos i ka cilësuar futbollistët e tij si heronj.

“Nuk jemi ndalur kurrë dhe nuk kemi asnjë qëllim që të ndalemi të dielën, do të jemi ne Kampionët e Botës. Futbollistët e mi nuk janë normal, janë të jashtëzakonshëm. Jemi në finale, kemi luftuar në mënyrë madhështore dhe vrapuar shumë. Pas disavantazhin fillestar kemi reaguar shumë mirë dhe kemi merituar të fitojmë duke shënuar dy gola për historinë. E përsëris, kemi bërë historinë. Kjo fitore është për të gjithë tifozët tanë”, deklaroi Dalic.

Kroacia në këtë mënyrë do të luajë për herë të parë në një finale të një Botërori. /Koha Jonë/