Skandali seksual për Kevin Spacey flet aktorja Robin Wright: ”Ishim kolegë, por nuk e njoh, jam e tronditur”

Në ekranin e vogël është bashkëshorti-president amerikan, në jetën private ajo betohet që se ka frekuentuar dhe e ka njohur pak.

Aktorja Robin Wright, që luan rolin e Claire Underwood në ‘House of Cards’, ka thyer heshtjen për Kevin Spacey.
Pas skandalit për ngacmime seksuale, aktori është përjashtuar nga seritë televizive dhe partnerja në film flet për herë të parë në një intervistë për Nbc: ‘Kemi mbetur të befasuar dhe të tronditur’.

Ish bashkëshortja e Sean Penn shpjegon që raportet e saj me Spacey ishin limituar në set dhe kështu ata vetëm punonin bashkë: ’Jemi njohur vetëm në ekranin e vogël, nuk e njoh personalisht, nuk di as se si ta kontaktoj’. Wright precizon edhe që nuk ka folur më me të që kur ka shpërthyer skandali.