Sekreti që fshihet pas fustanit të zi të Meghan Markle

Meghan Markle dhe e gjithë pjesa tjetër e familjes mbretërore i kanë kaluar orët e para të mëngjesit në eventin e organizuar me rastin e 100 vjetorit të forcave ajrore të mbretërisë.

Dhe e gjithë vëmendja ishte padyshim tek dukesha e re dhe fustani i saj!

I tëri i zi, me një prerje tipike për fustane princeshash, të gjithëve iu krijua ideja se e kishin parë edhe herë tjetër veshjen e saj. Në fakt, nuk e keni parë tjetërkund, thjesht ngjason me fustanin që Meghan mbante veshur ditën e saj të dasmës.

Pjesa e sipërme ishte identike, e ndërsa në fund fustani i zi vinte paksa më i fryrë se i bardhi. Ende nuk dihet cili është emri i stilistit që qendron pas fustanit të zi, por duket qartazi që Dukesha ka gjetur stilin që i tregon një siluetë perfekte.