Presidenti Meta vazhdon vizitën në San Marino

Presidenti Meta vazhdon vizitën në San Marino. Ai dje ka vizituar universitetin e San Marinos dhe me pas në Institutin e Inovacionit në San Marino. Pas këtyre vizitave Presidenti Meta ka shkruar në facebook:

Ishte një vizitë e këndshme në Universitetin e San Marinos, ku takova me kënaqësi edhe një student të talentuar shqiptar. Falenderoj veçanërisht rektorin Corrado Petrucelli, për interesin e lartë dhe vullnetin e qartë për bashkëpunim dhe binjakëzim me universitetet shqiptare.

Kënaqësi të isha i pari President që vizitonte këtë institucion të rëndësishëm të arsimit të lartë në San Marino. Ndërsa sot pasdite vizitova Institutin e Inovacionit në San Marino, një qendër e rëndësishme e start-up në përgatitjen e të rinjve dhe të ardhmen e tyre në këtë fushë. Një mundësi e shkëlqyer për të nxitur bashkëpunimin tonë dypalësh, veçanërisht në dobi të të rinjve të talentuar shqiptarë dhe institucioneve tona të kësaj fushe.