Opozita padi penale për Ramën: Ka fshehur të vërtetën

Partia Demokratike dhe LSI i janë drejtuar prokurorisë me një padi për kryeministrin Rama. Pas mesditës, kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, ai i PD-së, Edmond Spaho dhe i LSI-së, Petrit Vasili kanë dorëzuar një kallëzim tek Prokuroria e Krimeve të Rënda në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, pas depozitimit të padisë, Spaho theksoi se bëhet fjalë pikërisht për audio-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Kërkojmë hetim penal ndaj Ramës për pengim të të vërtetës, për fshehje të të vërtetës duke mos dorëzuar provën e ekspertimit në një nga laboratorët më të mirë të botës”- tha Spaho.

Sipas Vasilit, kjo prokurori nuk ka përfunduar ende ekspertimin e audiopërgjimit, ndërkohë që Rama e kishte atë, menjëherë. “Përgjigjja pas kësaj është shumë e qartë”- tha ai.