Kualifikimi i Francës mes historisë, kurioziteteve dhe statistikave

Franca arriti të merrte një kualifikim historik për në finalen  e Kupës së Botës duke mundur Belgjikën me rezultatin minimal 1-0, falë golit të shënuar nga mbrojtësi Samuel Umtiti.

Që nga viti 1998, kjo është hera e parë që për Francën shënojnë 3 mbrojtësa të ndryshëm në një Botëror të vetëm. Atë kohë shënonin Lizarazu, Blank dhe Thuram, ndërkohë që këtë Botëror, kanë shënuar Pavard, Umtiti dhe Varane.

Grizman është një ndër lojtarët më të mirë që ka Franca, sa i përket fazës me eliminim direkt, duke qenë se ka shënuar 7 gola në 6 ndeshjet e tij të fundit me Francën.

Megjithëse është vetëm 19 vjeç, Kilian Mbape ka hyrë në historinë e futbollit francez, pasi është i vetmi lojtar francez në një Kupë Bote që ka provuar 15 driblime, nga të cilat ka arritur të kryejë plot 7 që nga viti 1966.

Një meritë të madhe për kualifikimin historik të Francës, ka trajneri Didier Deshamp. Kjo është finalja e dytë e madhe radhazi (Euro 2016, Rusi 2018) që arrin Franca nën drejtimin e tij. hera e parë për një trajner në historinë e Francës.