Karius nuk është mirë, shikoni çfarë gafash bëri dje

Portieri i famshëm i finales së Kievit, Loris Karius vazhdon ende me gafat e tij.

Pasi i hoqi nga duart trofeun e Championsit me dy gafat e tij në ndeshjen kundër Realit, ai duket se vazhdon të mos ndryshojë.

Ditën e djeshme ai ka luajtur 45 në një ndeshje miqësore dhe sërish ka lënë nam me kontrollin e topit.

Pas një gjuajtje nga goditja e dënimit, Karius nuk e zotëron dot topin, ndësa aty përfiton kundërshtari dhe i shënon gol.

Liverpulit i duhet urgjentisht portier i ri.