Henry bën një veprim fantastik pas humbjes ndaj Francës (FOTO LAJM)

Franca fitoi dje minimalisht në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Belgjikës, duke siguruar një vend në finalen e 15 korrikut. Ka qenë një mbrëmje një me ndjenja të miksuara për Thierry Henry, që sfidoi vendin e lindjes nga posti i trajnerit të dytë. Ai ka fituar Kupën e Botës në vitin 1998 me “Les Bleus”.

Pas vërshëllimës së arbitrit, ish-sulmuesi i njohur nuk ka ngurruar që të përshëndetet me të gjithë futbollistët francez dhe me trajnerin Didier Deschamps, duke i uruar suksese për në finale.

Një veprim i bukur i Henry që kaloi një mbrëmje të vështirë, por që me siguri që ka mbetur i lumtur për kalimin e “gjelave” në finale. /Koha Jonë/

There were congratulations and commisserations for Henry after France's 1-0 victoryHenry's expertise saw him hired to assist Roberto Martinez in the Belgian dug-out