Gafa e ”Linditës”, Boçi: Dëftesat janë të pavlefshme

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka ironizuar Ministrinë e Arsimit. Duke e dokumentuar me gafën tek dëftesa e lirimit, Boçi shkruan se Ministria nuk di të numërojë deri në 10.

Sipas Boçit, kjo është një tjetër papërgjegjshmëri dhe paaftësi e Ministrisë së Arsimit, e cila po ua nxjerr dëftesën juridikisht të pavlefshme nxënësve.

”Megjithëse titullarja ka mbaruar matematikë, në dëftesën e lirimit pas nr. 9 vjen nr. 11.  Kjo është papërgjegjshmëri plus paaftësi. Dokumenti në fjalë është i pavlefshëm”.

Postimi i Boçit

Mos u habisni! Ministria që nuk di të numërojë deri në dhjetë, është Ministria e Arsimit. Për të qeshur e për të qarë. Megjithëse titullarja ka mbaruar matematikë, në dëftesën e lirimit pas nr. 9 vjen nr. 11. Rastësia është e përjashtuar tashmë, sepse dëftesa e printuar ka marrë viston e titullares. Kjo është papërgjegjshmëri plus paaftësi. Dokumenti në fjalë është i pavlefshëm.