Formacionet zyrtare/ Kroacia dhe Anglia luajnë me formacionet më të mira, s’ka mungesa

Kroacia dhe Anglia pas pak minutash do të masin forcat në “Luzhniki Stadium” pas pak minutash për të përcaktuar finalistin e dytë të Kupës së Botës, që do të sfidojë Francën më 15 korrik.

Zlatko Daliç është i bindur te cilësia e grupit që ka në dispozicion dhe theksoi se të gjithë duan të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u bërë pjesë e historisë duke shkuar në finale dhe pse jo, duke triumfuar. Lajmi më i mirë për formacionin vjen nga mbrojtja, atje ku Vrsaljko është rikuperuar dhe do të luajë nga minuta e parë, ndërkohë që pjesa tjetër e formacionit nuk ndryshon.

Ndërkohë në krahun tjetër Southgate ka treguar një pjekuri të pazakonshme për Anglinë, duke u treguar mjaft e kujdesshme në mbrojtje dhe duke u bazuar te forma mjaft e mirë e kapitenit Harry Kane, që ka shënuar plot 6 gola në këtë Kupë Bote. Edhe strategu anglez nuk ka asnjë suprizë në formacion, teksa nga minuta e parë do të luajnë Dele Alli dhe Sterling në mbështetje të Kane.