Del Piero ka fjalë të mëdha për Cristiano Ronaldon: Ka të njëjtën uri si Juvja!

Alessandro Del Piero ka qenë ndër të parët që a përshëndetur afrimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi. Disa orë pas transferimit ai ishte i ftua në “Sky Sport Italia”, ku nuk i kurseu elozhet për yllin portugez.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” dhe katër herë fituesi i Ligës së Kampioneve gjatë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll shihet si një goditje e madhe për Del Pieron.

“Juventusi dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve, por jo vetëm, synon të njihet në të njëjtin nivel me klubet më të mëdha në botë. Që nga viti 2006, ne kemi luftuar në futbollin italian, kështu që ardhja e Ronaldos bën një ndryshim në aspektin e imazhit për Seria A.

Ai është një lojtar që mund të shënojë nga çdo kënd dhe ka teknikë të shkëlqyer, por në krye të çdo aspekti ekonomik, mendoj se sjell dëshirën e pabesueshme për të fituar. Uria që ka, mënyra se si dëshiron të jetë më i miri, është ajo që e tërheq atë përpara, pothuajse po aq sa cilësia e tij e padiskutueshme.

Është e mrekullueshme për Juven, e madhe për futbollin italian, me të vërtetë e madhe dhe e mrekullueshme për të gjithë qytetin dhe futbollin italian, që të gëzojnë gjithçka ai ende mund të bëjë. Juventusi është një klub i mësuar të përqendrohet në detajet, vendosmërinë dhe suksesin e ardhshëm, sesa në atë që sapo kishte.

Unë mendoj se kjo do të rrisë nivelin e konkurrencës në Itali, do të ngrejë dëshirën për ta mundur Juventusin, që ka fituar shtatë tituj me radhë. Sot njerëzit flasin për Juventusin, Torinon dhe Italinë në të gjithë botën, falë Cristiano Ronaldos”.