7 muaj në detyrë, Kryeprokurorja Arta Marku raporton te Komisioni i Ligjeve

Kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku po raporton në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit për vitin 2017.

Ish-prokurorja e Shkodrës mori detyrën në dhjetor 2017, duke pasuar në krye të organit të akuzës, Adriatik Llallën.

Seanca nisi me përplasje dhe debat mes mazhorancës dhe opozitës, e cila më herët ka kërkuar me anë të një letre drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi anulimin e mbledhjes për shkak se thonë që shkel rregulloren për nga mënyra si është thirrur.

Pasi kreu i komisionit Ulsi Manja tha “kemi ftuar Prokuroren e Përgjithshme”, opozita reagoi menjëherë duke thënë: “është e përkohshme”.