7 muaj në detyrë, Arta Marku përballë opozitës te ”Ligjet”

Pas 7 muajsh në detyrë si Kryeprokurore e Përkohshme, Arta Marku do të dalë sot për të raportuar para deputetëve të Komisionit të Ligjeve. Që prej zgjedhjes së saj, Marku do jetë për herë të parë sot përpara deputetëve. Mësohet se Kryeprokurorja e Përkohshme do raportojë për analizën vjetore të institucionit. Ish-prokurorja e Shkodrës mori detyrën në dhjetor 2017, duke pasuar në krye të organit të akuzës, Adriatik Llallën.

Axhenda e Komisionit të Ligjeve:

E mërkurë, 11 korrik 2018
Ora:11:00
Ne rend të dites:
1. Shqyrtimi në parim i projektligjit “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.
2. Raportim i Ministres së Drejtësisë mbi mënyrën e zbatimit nga organi i Prokurorisë të rekomandimeve prioritare të dhëna nga Këshilli i Ministrave në luftën kundër kriminalitetit gjatë vitit 2017.
3. Raporti Vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme për veprimtarinë e ushtruar gjatë vitit 2017.