Kryeministri Rama dhe Visho Ajazi në selinë e NATO-s

Edi Rama shkruan: “Bruksel, SAMITI I NATOS – Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm. Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Kryeministrin Rama e shoqëroi ambasadori i Shqipërisë në NATO, ish-shefi i SHISH, Visho Ajazi. Dikur armiq të betuar, por pas kthesës 180 gradë të Ajazit, kryeministri e emëroi ambasador në NATO.