Shpëtimi i 12 fëmijëve në Tajlandë, Trump: Moment i bukur

Pas 17 ditësh më në fund 12 fëmijët dhe trajneri i tyre u nxorrën shëndosh e mirë nga shpella në Tajlandë. I cilësuar si një ndër operacionet më të vështira, ky ishte dhe ndër më të suksesshmit.

Pas shpëtimit ka reaguar Presidenti i SHBA-ve Donald Trump. Në një reagim në Twitter, Trump ka përgëzuar forcat që ndërhynë në shpëtimin e të rinjve.

”Në emër të SHBA-ve përgëzime Thai Navy SEAL-s dhe gjithë atyre që kontribuan në shpëtimin me sukses të 12 djemve dhe trajnerit të tyre nga shpella në Tajlandë. Një moment kaq i bukur, të gjithë të lirë. Punë e paqme”.