Poloni-Shqipëri, KLSH mbështetet financiarisht për përmirësimin e infrastrukturës

Polonia ka mbështetur financiarisht Kontrollin e Lartë të Shtetit si në aspektin e përgatitjes së auditeve por edhe në aspektin infrastrukturor të këtij institucioni. Si shenjë falenderimi salla kryesore e këtij institucioni mori emrin e ish-presidentit polak Le-Kaçinski.

Kreu i KLSH Bujar Leskaj u shpreh se po mundohen t’i plotesojnë nevojat e këtij institucioni. Ndërsa theksoi se ka ende shumë punë për të bërë në të mirë të qytetarëve.

Kreu i KLSH Polake theksoi se infrastruktura në këtë institucion ka ndryshuar shumë vitet e fundit pavarësisht se ndihma e dhënë ka qenë e vogël.